Shënohet 70 vjetori i themelimit të shkollës në Përlepnicë

Lajme

Shënohet 70 vjetori i themelimit të shkollës në Përlepnicë

Më: 6 maj 2015 Në ora: 22:06

Shkolla Fillore “Skënderbeu” në Përlepnicë të komunës së Gjilanit ka shënuar sot 70 vjetorin e themelimit.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili ka uruar udhëheqësit e shkollës për punën e madhe që po bëhet aty.

Kadriu tha se nga kjo vatër ve arsimit dolën me qindra mijëra mësues, arsimtarë, profesorë, juristë e profile të tjera, të cilët, sipas tij, janë krenaria e Gjilanit.

“Gjithmonë duhet të jemi krenarë për kontributin e mësimdhënësve, i cili kontribut është i madh dhe i pazëvendësueshëm, në rrugëtimin e shkollës shqipe, ndonëse me sakrifica të mëdha, në periudha të ndryshme kohore nuk u gjunjëzuan, por kontributi i tyre edukoi dhe arsimoi shumë gjenerata të nxënësve në frymën e shëndoshë kombëtare”, tha nënkryetari Kadriu.

Kadriu tha se nxënës të kësaj shkolle ishin edhe heronjtë e Kosovës si, Zija Shemsiu e Xhavit Ahmeti, të cilët sot janë krenaria, jo vetëm e Përlepnicës dhe Gjilanit, por e mbarë Kosovës.

“Normalisht tradita intelektuale, patriotike dhe fryma e zhvillimit, themelet i kanë pikërisht në këtë shkollë që mban emrin e një heroi me përmasa botërore”, shtoi nënkryetari Kadriu në fjalën e tij para qindra të pranishmëve.

Në fund, u shfaq një program i pasur kulturor-artisitik i përgatitur nga nxënësit e shkollës fillore “Skënderbeu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat