Ibishi: Gjatë luftës nuk kam dëgjuar për FARK-un

Lajme

Ibishi: Gjatë luftës nuk kam dëgjuar për FARK-un

Më: 6 maj 2015 Në ora: 21:31

Në lidhje me kandidimin e Isa Mustafës për një mandat tjetër në krye të LDK-së, Ibishi tha se në situatën që është në parti, Isa Mustafa fiton.

Duke folur për kohën e luftës në Kosovë, Ibishi tha se në atë kohe, as nuk e ka ditur se çka është FARK-u. Ai tha se në Zonën Operative të Llapit nuk ka pasur kurrfarë ndasish.

Ibishi tha se ka hynë luftë nën ombrellën e UÇK-së.

Ndërsa sa i takon lëvizjeve politike, Ibishi tha se me përjashtim të LDK-së, të gjitha të tjerat kanë qenë minore.

“Ndarja e mëvonshme është artificiale dhe duhet tejkaluar”, theksoi Ibishi.

Në lidhje me vizitën e fundit të Komisionit të Sigurise të Kuvendit të Kosovës në Malin e Zi, Ibishi tha se Kosova u përfaqësua prapë me fusnotë. “Atje munguan simbolet e Kosovës dhe ne u ndiem keq”, tha Ibishi, duke bërë të ditur se atje ishte me deputetët Rexhep Selimi dhe Anton Quni.

“Ne dolëm për rreth 10 minuta nga salla, duke kërkuar heqjen e flamurit serb, në respekt të reciprocitetit, sepse nuk ishte flamuri i Kosovës. Kur u kthyem ne salle, organizatoret i kishin heq të gjithë flamujt e shteteve. Fusnota ka me vazhdu me sjell probleme për Kosovën. Ajo na zhvesh nga identiteti ynë. Pa flamur, pa simbole, je askush”, tha Ibishi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat