Grafite në rrugët e Prishtinës (Video+18)

Lajme

Grafite në rrugët e Prishtinës (Video+18)

Më: 6 maj 2015 Në ora: 20:49

Dikush në Prishtinë ka ndjekur shembullin e Londrës, jo për rend e rregull në qytet, por për banalitet në shprehjen e pakënaqësisë për gropat në rrugë.

Në shenjë revolte për gropat në asfalt në rrugët e Londër, dikush atje para disa ditësh vizatoi organin gjenital mashkullor. Por, tash vizatimi i organit gjenital mashkullor është prezent edhe në njërën nga rrugët e Prishtinës.

Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu nuk deshi të flasë për këtë formë proteste para kamerës, por këto vizatime i cilësoi – banale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat