​USAID-i nis programin e ri për bujqësinë me 11.8 milion dollarë

Lajme

​USAID-i nis programin e ri për bujqësinë me 11.8 milion dollarë

Më: 6 maj 2015 Në ora: 19:31

Agjencioni për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) paralajmëron mbështetjen e re të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për Kosovën që ka për qëllim zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit shumë konkurrues bujqësor në vend, përmes granteve si për fermerët ashtu edhe pjesëmarrësit tjerë në zinxhirin bujqësor të vlerës.

USAID-i do të sigurojë mbështetje teknike për sektorin e bujqësisë në Kosovë me qëllim të stimulimit dhe mbështetjes së të ardhurave të fermerëve prodhues si dhe krijimit të mundësive për zhvillimin e tregjeve që do t’u ofrojnë përpunuesve dhe paketuesve – të cilët janë akter kyç në zinxhirin bujqësor të vlerës – një prodhim të kontraktuar nga fermerët kosovar i cili do të jetë i sigurt dhe me kosto të përballueshme.

Kjo nismë do të vej theksin në: partneritetet ndërsektoriale të cilat lehtësojnë rritjen e qëndrueshme ekonomike në këtë sektor të zhvilluar në masë të pamjaftueshme; fuqizimin e femrave dhe përfshirjen e të rinjve; edukimin mbi sigurinë e ushqimit; dhe programet e certifikimit të cilat mbështesin eksportimin në tregjet e rëndësishme rajonale dhe evropiane. Ky program do të ndihmojë fermerët që të jenë më mirë të përgatitur për t’iu përgjigjur kërkesave të tregjeve vendore dhe rajonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat