Hahn: E duam tërë Ballkanin në BE

Lajme

Hahn: E duam tërë Ballkanin në BE

Më: 6 maj 2015 Në ora: 18:42

Komisioneri i BE-së për politika fqinjësore dhe negociatat për zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë se Brukseli dëshiron ta shohë të gjithë Ballkanin të anëtarësuar në BE.

Në kuadër të takimit “Dita Bashkëpunimit Rajonal”, të organizuar në Bruksel, ku po marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të shteteve të rajonit, Hahn ka thënë se, përkundër moszgjerimit në këto 5 vjet mandat, sipas tij, BE është kategorike që Ballkanin ta ketë brenda saj.

“Përkundër citimit të shpeshtë të kryetarit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, se nuk do të ketë zgjerim për pesë vjetët e këtij mandati, u premtoj se KE dhe institucionet tjera të BE, dëshirojnë që të gjithë Ballkanin ta shohin brenda kësaj bashkësie”, ka thënë Hahn.

Duke folur për Kosovën, Hahn ka thënë se hapi i nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asoocimit (MSA), që pritet të bëhet muajin e ardhshëm, e ka sjellë vendin në hapin e parë kontraktual me BE-në.

Ndërsa, lidhur me procesin e integrimit të Serbisë, komisioneri Hahn është shprehur pro hapjes së kapitujve të udhërrëfyesit, mirëpo, përmes kësaj, ai i ka kërkuar zyrtarëve serbë se duhet t’i bindin shtetet anëtare se po bëjnë reformat e duhura si dhe po punojnë në normalizimin e raporteve me Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat