Opozita: S’do të lejojmë operatorin serb në Kosovë

Lajme

Opozita: S’do të lejojmë operatorin serb në Kosovë

Më: 6 maj 2015 Në ora: 18:40

Opozita do të përdorë të gjitha mundësitë ligjore dhe ato jashtë institucionale për të parandaluar futjen e operatorit të tretë mobil që vjen nga Serbia. Përfaqësues të partive opozitare kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që zbatimi i marrëveshjeve të bëhet në favor të zhvillimit ekonomik të Kosovë dhe jo të ndodh e kundërta. Në këtë rast, ata shohin që është e cenuar edhe siguria territoriale e vendit. Derisa pozita nuk ka dashur të deklarohen për këtë çështje.

Këto reagime kanë ardhur pas aplikim të operatorit mobil norvegjezë me seli në Beograd “Telenor D.O.O”, në Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) për operatorin e tretë mobil në Kosovë.

Pal Lekaj, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), si dhe anëtar i komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, ka thënë për KosovaPress se pala kosovare po e tregon inferioritetin e saj në marrëveshje me Serbinë dhe kjonuk duhet të ndodh.

Lekaj: Kosova nuk po e shqyrton reciprocitetin

“Sa i përket bashkëpunimit me Serbinë, unë mendoj që kjo qeveria asnjëherë nuk po e shqyrton reciprocitetin dhe më tepër po ndikon interesi i Serbisë në Kosovë, zhvillimi i saj ekonomik se sa interesi i Kosovës. Ju e dini është bërë marrëveshja për kodin telefonik dhe deri më sot fare nuk është implementuar, prandaj në këtë drejtim ne jemi kundër çdo vënie të prioriteti të zhvillimit ekonomik të Serbisë në hapësirën e Kosovës, derisa nuk e shohim atë si interes prioritarë”, ka thënë Lekaj.

Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, ka thënë për KosovaPress se janë kundër operatorit të tretë mobil serbë në Kosovë.

Konjufca: Jemi kundër që operatori të jetë serb në Kosovë

“ Ne jemi kundër që operatori i tretë mobil të jetë serb në Kosovë. Për arsye se kjo territorialit do të ia japim një rajon të caktuar që ta ketë nën mbikëqyrje ky operator me vetë faktin që logjikisht të gjithë serbët do të orientohen te ky operator si konsumatorë, e dyta shtrirja e tij nuk do të kufizohet vetëm në një pjesë të territorit të Kosovës por do të ketë mbulim në të gjithë Kosovën. Edhe e treta kjo është një çështje shumë e ndjeshme e sigurisë, kemi të bëjmë me një operator serb edhe po e shihni tash edhe këtë problemin global me përgjimet që po ndodhin në botë...Unë mendoj që kjo është e dëmshme për interesin shtetërorë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se do të pengojnë futjen e këtij operatori në vend.

Konjufca: Nuk do ta lejojmë një gjë të tillë

“Ne i kemi ato mjetet tona që janë parlamentare si opozitë me pengu që kjo mos me ndodhë, ato gjitha veprimet që i kemi bërë duke u munduar që t’i bindim edhe deputetët e mazhorancës nga PDK-ja dhe LDK-ja që mos të Ia hapin derën operatorit serbe, operatorit mobil serb në Kosovë por natyrisht edhe me aktivitetin tonë jashtë institucional duke u munduar t’i bindim edhe autoritetet tjera që janë kopetenete në këtë rrafsh të mos e lejojnë këtë gjë sepse mendoj që do të dëmtohej interesi shtetërorë i Kosovës, në perspektivë do t’i jepet një aset shumë i fuqishëm në dorë Serbisë”, ka thënë Konjufca.

Po ashtu, edhe Valdete Bajrami, shefe e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, ka thënë se shumë shpejtë do t’i bëjnë publike hapat që do t’i marr Nisma.

Bajrami: Çdo marrëveshje që s’merr pëlqimin e qytetarëve do ta kundërshtojmë

“Duke pasur parasysh që të gjitha marrëveshjet që janë arrit ën Bruksel edhe një ndër to është edhe kjo pikërisht për telefoninë mobile, shihet qartë edhe një herë shtrirja e strukturave dhe ndikimi i Beogradit në shtetin tonë... Gjithsesi çka është në dëm të vendit edhe çdo marrëveshje e cila nuk e merr pëlqimin e qytetarëve do të jemi edhe ne kudër saj, kështu që hapat e mëtutjeshme do t’i keni edhe iu informatat se cilat do t’i merr Nisma në këtë rast, mirëpo nuk e përkrahmi një operatorë të tillë ilegalë dhe të cilët kanë operuar që 16 vite dhe nuk shihet nevoja”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), në muajin mars ka hapur shprehjen e interesit për dhënien në shfrytëzim të brezit të ri frekuencorë, ku nuk ka aplikuar operatori mobil Telenor me seli në Norvegji, por ka aplikuar dega e tij në Beograd. /P.Musa/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat