Zeka: Trupin e Luanit, Ramushi shtatë orë e barti mbi kurrizin e tij

Lajme

Zeka: Trupin e Luanit, Ramushi shtatë orë e barti mbi kurrizin e tij

Më: 6 maj 2015 Në ora: 18:34

Gazetari Milaim Zeka ka kujtuar heroin Luan Haradinaj dhe ka treguar se si Ramushi e kishte bartur me orë të tëra trupin e pajetë të vëllait për të mos ua lënë në dorë serbëve.

Lexojeni të plotë postimin e Milaim Zekës në Facebook

Luan Haradinaj - krenarija jone kombetare

Luani eshte padyshim, njeri nga bijte me te medhenje te kombit shqiptar. Me gjakun e tij, ne kufirin Kosove-Shqiperi, u vulos largimi i atyre gureve dhe xhembave qe padrejtesisht na ndane plote nje shekull.

Sot, bashke me te, une kujtoj Xheve Lladrovcin, Fehmi Lladrovcin, shume burra te tjere, te gjalle e te vdekur, qe ishin nisur bashke me te. Kujtoj Rafet Ramen e plagosur.

Sot, me respekt te madh per ate kohe, kujtoj Ramush Haradinajn, i cili plote shtate ore e barti mbi kurrizin e tije, neper bore e neper bjeshke, trupin e Luanit, vetem qe trupin e tije te mos e mirrnin forcat serbe. Kjo eshte faqja e bardhe e historise.

Ju tregoj edhe per faqen e zeze te shtetit shqiptar.

Mbasi kishin arritur ne Krume, me trupin e Luanit te vdekur, policia e shtetit shqiptar kishte marre nje depesh nga policia serbe, se nje grup terroristesh kishin kry nje sulm ndaj ushtareve serb, dhe ishin futur ne teritorin e Shqiperise. Ne zbatim te urdherit, arrestohen: Ramush Haradinaj, Fehmi Lladrovci, Xheve Lladrovci, e ndoshta edhe ndonje tjeter.

Me ta marre vesh fshataret e Krumes, kishin rrethuar policine dhe i kishin liruar te burgosurit.

Ky eshte pra turpi i atyre qe drejtonin shtetin ne ate kohe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat