Haziri priti në takim ministrin Rasim Demiri

Lajme

Haziri priti në takim ministrin Rasim Demiri

Më: 6 maj 2015 Në ora: 18:02

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefat e zyrave ka pritur sot në takim ministrin Pa Portofol të Republikës së Kosovës, Rasim Demiri.
Kryetari Haziri e falënderoi ministrin Demiri për vizitën, ndërsa e njoftoi për punët, projektet, sfidat dhe sukseset e qeverisjes komunale.

“Ju falënderoj për vizitën tuaj në Gjilan. Komuna po vazhdon të punoj në shlyerjen e borxheve të trashëguara, sikurse edhe po i realizon prioritetet në investime, kryesisht në infrastrukturë. Ne po besojmë që buxheti për Gjilanin të përmirësohet shumë shpejt, për këtë morëm zotimin edhe nga kryeministri pas vizitës në Gjilan. Gjilani është një qytet i qetë, pa probleme ndëretnike”, ka thënë kryetari Haziri.
Ministri Rasim Demiri e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ndërsa i ofroi mbështetjen për punët e mira që po bëhen në Gjilan dhe prioritetet në investime, për t’ju mundësuar qytetarëve të kësaj komune jetë të dinjitetshme.
Ndryshe, gjatë këtyre katër muajve të vitit 2015, pothuajse i tërë kabineti i kryeministrit Mustafa ka ‘zbarkuar’ në Gjilan, duke i ofruar kryetarit Haziri mbështetje të fuqishme dhe kjo po vlerësohet si një kthim kujdesi i qendrës për këtë Komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat