Fotografia e fundit

Lajme

Fotografia e fundit

Më: 6 maj 2015 Në ora: 17:53

Gazetari Bill Biggart po mbulonte ngjarjet e 11 shtatoroit dhe gjeti vdekjen tragjikisht pas shembjes së kullës së dytë. 4 ditë më vonë, trupi i Biggartit u gjet nën rrënoja bashkë me sendet e tij personale, që përfshinin edhe aparatet fotografitë, të cilët iu dhanë bashkëshortes. Vejusha e Biggartit më vonë ia dha cantën e aparateve një mikut të tij, edhe ai fotograf. Ajo ishte e bindur se asnjë fotografi nuk kishte mbijetuar, për shkak se kamerat ishin nxjerrë në gjendje shumë të keqe nga rrënojat. MIku i Biggartit u përqëndrua tek kamera digjitale dhe aty zbuloi se karta e memories kishte mbetur relativisht e paprekur. Ajo përmbante 150 fotografi duke përfshirë edhe fotografinë e fundit që ishte bërë, që është kjo më poshtë, dhe që është nxerrë fiks në 10:28 e 24 sekonda. Ora ishte 10:30 kur u rrëzua kulla e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat