Shqiptarët ta rrëzojnë Gruevskin dhe politikën antishqiptare!

Lajme

Shqiptarët ta rrëzojnë Gruevskin dhe politikën antishqiptare!

Nga: Diana Bunjaku Më: 6 maj 2015 Në ora: 17:12

Njohës të zhvillimeve politike në Maqedoni vlerësojnë se Gruevski duhet rrëzuar patjetër, dhe sistemi politik në Republikën e Maqedonisë me ose pa dëshirën e maqedonasve duhet që të modifikohet.
Ata thonë se shqiptarët në Maqedoni duhet ta bëjnë detyrën e tyre, për veten që të tregojnë një protagonizëm dhe pozicionim të artikuluar politik, madje protestat e të martës në Maqedoni i kanë quajtur të pashmangshme dhe bile të vonuara.
Sipas tyre, shqiptarët që nga dita e parë e veprimit të saj duhet të pozicionohen qartësisht, për ti mbrojtur interesat kombëtare në nismat legjislative, edhe në ato të kodit zgjedhor që do ngrejë ajo qeveri, të cilat është e kuptueshme se do miratohen sërish nga gishtat e këtyre deputetëve dhe të ministrave faqëzës “shqipfolës” që i bënë këto xhambazllëqe me votën e tyre deri më tash.

Muhamedi, BDI-ja mund ta shemb qeverinë menjëherë!

“Konteksti i një fillimi të ri politik, është i pështjellueshëm dhe i vështirë, jo vetëm për shkak të kësaj krize politike, honin e së cilës e hapën skandalet e përgjimeve që po i shpalos opozita maqedonase, por edhe nga shkaqe të tjera që kanë ndikuar nga anësh për ta turbulluar dhe për ta kapur më ligsht në duart e tyre realitetin shqiptar”, thotë Muhamedi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat