“Fehmi Agani simbol i demokracisë”

Lajme

“Fehmi Agani simbol i demokracisë”

Më: 6 maj 2015 Në ora: 16:16

Fehmi Agani është një figurë e cila jo vetëm që ka lënë gjurmë në historinë e pavarësisë së Kosovës, por ka lënë gjurmë edhe në të gjitha institucionet e dijës.

Kështu tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë homazheve në 16 vjetorin e vrasjes së nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së, Fehmi Aganit nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe.

Mustafa tha se ai ishte simbol i vërtet i demokracisë, i cili kultivoi tolerancën dhe komunikimin demokratik brenda gjithë shoqërisë sonë. Ai po ashtu tha se Agani ishte bashkëpunëtorë i ngushtë i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Është një simbol i vërtet i demokracisë sepse natyra e tij, sjellja e tij ishte ajo që kultivoi tolerancën, raportet e mira demokratike, krijoj një rrugë të cilën ne dëshirojmë sot ta respektojmë si rrugë të komunikimit demokratik të brendshëm jo vetëm brenda lidhjes demokratike, por brenda shoqërisë sonë kosovare dhe gjithnjë kur mendojmë për këtë rrugë mendojmë te Rugova, mendojmë te profesor Agani, mendojmë tek njerëzit tanë të cilët i vunë themelin e këtij shteti, i vunë themelet e dijës tonë moderne dhe të sjellës sonë moderne”, tha Mustafa.

Ndërsa, Ferid Agani, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, njëherit edhe djali i vëllait të Fehmi Aganit, tha se ai është shtyllë dhe inspirues i veprimeve të familjes së tyre.

“Mendoj se natyrisht janë tejet me rëndësi. Jemi në muajin e homazheve të shumicës së madhe të heronjve të kombit e në mesin e tyre edhe Fehmi Agani dhe mendoj që ky muaj i ka bërë bashkë të gjitha vlerat sublime të kombit tonë, të cilat në periudha të ndryshme të kohës kanë dhënë kontribut dhe sakrificë të padyshim për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Axha Fehmi është shtyllë e familjes sonë, inspirues i veprimeve tona, i vizioneve tona dhe ne e kemi obligo të vazhdojmë rrugëve të tij, ashtu siç janë duke vazhduar edhe institucionet tona shtetërore”, tha Agani.

Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij, tentoi të linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin dhe urdhëroi të zbrisnin të gjithë ku edhe e morën atë. Kështu , kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat