Komuna e Vushtrrisë nënshkruan kontratat me 25 përfituesit e serrave

Lajme

Komuna e Vushtrrisë nënshkruan kontratat me 25 përfituesit e serrave

Më: 6 maj 2015 Në ora: 11:02

Komuna e Vushtrrisë, përkatsisht Drejtoria për Ekonomi, Bujqësi , Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka përzgjedhur 25 fermerë,nga 120 aplikues,si përfitues të serrave, me të cilët sot u nënshkruan kontratat.

“ Kam kënaqësinë që sot jemi mbledhur këtu që të nënshkruajmë kontratat me juve, përfituesit e serrave. E dini që ka qenë një konkurrencë tejet e madhe për këtë fushë, por shpresoj se komisioni e ka bërë më të mirën në përzgjedhjen e juaj “, ka thënë Arta Haxhaj,drejtoreshë e Drejtorisë për Ekonomi,Bujqësi , Pylltari dhe Zhvillim Rural. Ajo ka thënë se qëllimi i projektit për dhënien e serrave është që të bëhën hapa përparues në zhvillimin e bujqësisë, duke ndihmuar njëkosisht fermerët në përmirsimin e kushteve ekonomike.

Haxha tha se projekti për 25 serra , 10 prej të cilave për hapësirën prej gjysmë ari tokë bujqësore, ndërkaq 15 të tjera për nga një ari tokë, i ka kushtuar Komunës 40 mijë euro, ndërsa nga fermerët participimi është 8.000€. Sipas kontratës të nënshkruar sot, përfitueseve në mes të tjerash nuk i lejohet shitja apo tjetërsimi i serrës, kurse implemetimi do të monitorohet në vazhdimësi nga drejtoria përkatëse.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat