Rugova me LDK-në e udhëhoqi edhe luftën! Sabotoi Shtabi i Klosit

Lajme

Rugova me LDK-në e udhëhoqi edhe luftën! Sabotoi Shtabi i Klosit

Më: 6 maj 2015 Në ora: 10:33

Anton Quni si një ushtarak i vërtetë, dhe hero i vërtetë i luftës, plagët e së cilës i kanë mbetur të përjetshme, krenar për ndihmën ndaj atdheut afirmon tezat kryesore, që nga trungu i pastër i filozofisë politike shqiptare janë rrahur në vazhdimësi.
Kolonel Anton Quni po e vërteton tezën kryesore të rugovizmit, të theksuar në disa raste ne në këto vite të shkuara, se kërkesa e presidentit Rugova për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, ishte kërkesë për luftë vetëmbrojtëse, pra që shqiptarët të mos shkonin gjakhumbës. Dhe pragu i shtëpisë nuk mund të mbrohej me sfurkë e sëpatë, por me armë zjarri. Këto deklarime të Rugovës janë bërë në vitin 1998, por që brenda LDK-së, për aq sa na mban kujtesa, por edhe e ajo e internetit (motori i kërkimit google) asnjë zyrtar i lartë i LDK-së nuk i ka bërë një vështrim të tillë, kësaj thirrje të Rugovës.
Edhe fjalimet e sotme të drejtuesve të LDK-së që mbahen që nga vdekja e Rugovës e thonë gjithmonë se ishte pacifizmi rugovian, merita për çlirim, ndërsa meritat e luftës i lihen apriori të tjerëve, të ashtuquajturit ‘krahu i luftës’, që zakonisht nënkupton PDK-në dhe AAK-në.
Pra, në asnjë rast nuk thuhet se LDK-ja ishte jo e përfshirë, por hoqi barrën kryesore në organizimin e njerëzve, mbledhjen e parave, dhe arritjen e sukseseve si Beteja e Koshares dhe Beteja e Loxhës. Dhe konceptualisht, nëse jo si marrëveshje apo zbatim praktik i asaj politike, me këtë si kemi shkruar edhe në rast tjetër, lidhet edhe sakrifica e familjes Jashari. Adem Jashari kishte vendosur ta mbronte pragun e shtëpisë, dhe nga andej nuk doli i gjallë, duke krijuar rastin universal të sakrificës sublime në emër të lirisë.
Prandaj, Anton Quni ka meritat për afirmimin e tezave të tilla, edhe si një hero lufte dhe një prej bartësve kryesor të suksesit të Koshares, por edhe si zyrtar i lartë i LDK-së, anëtar i kryesisë.
Quni tash si politikan po afirmohet gjithnjë e me shumë, duke krijuar një profil më se të qartë politik, dhe duke krijuar mbështetës, dhe si vazhdues i njëmendët i rugovizmit!
Ai tregon guxim të pashembulltë në vlerësimin e saktë të proceseve duke treguar se lufta ishte sabotuar nga njerëz si Klosi, dhe nuk ishte ndihmuar.
Ndërsa, luftëtarët e vërtetë dhe lufta që e bënte krahu institucional – ushtarak, ishte i viktimizuar nga marrëveshjet e fshehta të Nanos me Milosheviçin. I. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat