Ndërtimet pa kriter problem për shërbimin e zjarrfikjes

Lajme

Ndërtimet pa kriter problem për shërbimin e zjarrfikjes

Më: 6 maj 2015 Në ora: 10:16

Zjarrfikës të kryeqytetit, të dielën kanë arritur me vështirësi të depërtojnë te objekti në rrugën “Zeki Shulemaja” në lagjen e Muhaxherëve ku është djegur një apartament.

Shkak për këtë ka qenë rruga e ngushtë dhe veturat e parkuara përskaj saj. Ndërtimet e objekteve pa kriter në këtë pjesë kanë shkaktuar telashe serioze për banorët dhe shërbimet publike, shkruan KD.

“Një pjesë e mirë e kryeqyteti është si bombë, e cila mund të shpërthejë në çdo çast”, ka thënë shefi i ndërrimit në Brigadën e Zjarrfikësve me seli në lagjen “Kalabria” të Prishtinës, Bajram Rexhepi, i cili e ka lidhur këtë krahasim me vështirësitë, që ekipi i zjarrfikëse kishte pasur, midis 2 dhe 3 majit, diku rreth orës 2 të mëngjesit, kur ishin ftuar për ta lokalizuar zjarrin e banesës në fjalë, në të cilin po banonin 3 studentë dhe të cilët ishin rrezikuar edhe me jetë, si pasojë e atij zjarri.

Rexhepi nuk ka mundur të theksonte se cili ka qenë shkaktuari, por ka treguar se vështirësitë e tyre për shuarjen e zjarrin kanë qenë shumë të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat