Vidhen 12 harta të kufirit në Karaqevë (Video)

Lajme

Vidhen 12 harta të kufirit në Karaqevë (Video)

Më: 5 maj 2015 Në ora: 23:12

Dymbëdhjetë harta që Selver Lenjani i kishte ruajtur nga viti 1974, dikush ia vodhi mëngjesin e së dielës në Karaqevë.

Ai përmes këtyre hartave e dinte saktësisht se deri ku shtrihet territori i Kosovës në lindje të vendit, në kufi me Serbinë.

Lenjani po pretendon se materialet iu morën qëllimisht pasi ato kishin vlerë të madhe për shtetin e Kosovës dhe banorët e kësaj ane.

Ai nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e territorit të Kosovës, posaçërisht të fshatit Karaqevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat