Brukseli inspekton Kosovën lidhur me Gjykatën Speciale

Lajme

Brukseli inspekton Kosovën lidhur me Gjykatën Speciale

Më: 5 maj 2015 Në ora: 22:45

Gjatë kësaj jave në vendin tonë pritet të vije një delegacion nga Brukseli për të parë se deri ku ka arritur hartimi i ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale.

Klan Kosova raporton se këtij delegacioni, pala kosovare do t’ia parashtrojë disa kërkesa.

Kërkesa e parë ka të bëjë me mos përfshirjen e raportit të Dick Martyt si provë në gjykimet e mundshme, si dhe përfshirjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve kosovarë në këtë Gjykatë.

Gjykata Speciale implikon edhe ndryshimet kushtetuese, derisa besohet se do të votohet në fund të këtij muaji në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat