Vritet edhe një shqiptar në Irak - vrau 36 veta në sulm kamikaz

Lajme

Vritet edhe një shqiptar në Irak - vrau 36 veta në sulm kamikaz

Më: 5 maj 2015 Në ora: 21:48

​Kishte kërcënuar me heqje koke Pal Lekajn derisa vrau vetën dy ditë më parë në Irak duke vrarë 36 kurdë në një sulm vetëvrasës.

Është Bujar Avdija, shqiptari i fundit që ka vdekur në Irak. Dy ditë më parë ai realizoi një sulm vetëvrasës në vilajetin e Salahudinit në veri të Irakut duke lënë të vrarë 36 ushtarë kurd të PK’së.

Në korrikun e vitit të kaluar, Avdija kishte kërcënuar Lekajn me heqje koke pasi ky i fundit kishte uruar festën e Fitër Bajramit në Facebook.

Avdija ishte pjesë e ISIS, pasi në një nga fotografitë e realizuara në ‘hapësirat e luftës’ në shoqërinë e tij shihet edhe Fitim Lladrovci, i cili është në burg në Kosovë.

Ndërkohë i shpejtë ka qenë reagimi i ushtrisë irakiane, pasi 24 orë më parë pas një sulmi ajror raportohet të jenë vrarë të paktën 45 militantë të ISIS’it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat