Lirohet për qarkullim rruga “Agim Ramadani” (Foto)

Lajme

Lirohet për qarkullim rruga “Agim Ramadani” (Foto)

Më: 5 maj 2015 Në ora: 21:33

(E plotësuar) (I plotësuar) Policia e Kosovës rreth orës 21 kishte bllokuar rrugën prapa Teatrit Kombëtar të Kosovës, saktësisht rrugën “Agim Ramadani”, me dyshimin se në këtë rrugë gjendet një mjet shpërthyes.

Por rreth orës 23 kjo rrugë është zhbllokuar dhe komunikacioni po funksionon normalisht.

Sipas Policisë alarmi për bombë del të jetë i rrejshëm.

Ndryshe policia rreth orës 21 ka pranuar një informatë nga një qytetar se prapa Teatrit Kombëtar gjendet një mjet shpërthyes.

Polica vazhdon kërkimin e mjetit shpërthyes

Policia e Kosovës ende po vazhdon kërkimin e mjetet shpërthyes prapa Teatrit Kombëtar të Kosovës, në rrugën “Agim Ramadani”.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë se ende nuk ka ndonjë gjë konkrete. Sipas saj polica është duke vazhduar kërkimin e mjetet. Ahmeti thotë se rruga në këtë pjesë të qytetit vazhdon të mbetet e bllokuar.

Alarm për bombë në afërsi të Teatrit Kombëtar

Sonte pas orës 20, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, janë parë policia dhe autoambulanca.
Sipas informatave të para, bëhet fjalë për një mjet shpërthyes. Tash për tash nuk ka asnjë prononcim nga Policia e Kosovës.

Për lajme më të reja rreth kësaj ngjarje në qendër të Prishtinës, prapa Teatrit Kombëtar do të ju njoftojmë në minutat në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat