Thaçi: Ambasada amerikane, dëshmi se nuk jemi vetëm

Lajme

Thaçi: Ambasada amerikane, dëshmi se nuk jemi vetëm

Më: 5 maj 2015 Në ora: 20:45

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, i është gëzuar fillimit të ndërtimit të ambasadës amerikane në Prishtinë.

“Sot filluan punimet në ndërtesën e re të Ambasadës Amerikane. Para gati 20 vitesh, kur u hap Zyra amerikane e informimit në ‘Arbëri’ të Prishtinës, nga diplomati i parë i akredituar ndonjëherë në Kosovë, Michael McClellan, kosovarët fituan një bastion të promovimit të lirisë dhe demokracisë, një shtëpi të shpresës se nuk jemi vetëm. Shumë gjëra kanë ndodhur që nga atëherë, përfshi edhe një luftë gjenocidale, por ja që sot Amerika do të jetë më prezente se kurrë fizikisht, me një kala të vërtetë të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë kosovarëve. Urime U.S. Embassy Pristina, Kosovo për ‪#‎NewUSEmbPristina‬”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat