​Rrallohen udhëtarët me tren, shpeshtohen ata me aeroplan

Lajme

​Rrallohen udhëtarët me tren, shpeshtohen ata me aeroplan

Më: 5 maj 2015 Në ora: 20:27

Sivjet me tren kanë udhëtuar më pak qytetarë të Kosovës

Sipas publikimit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për tre mujorin e parë të këtij viti bëhet e ditur se numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi, në këtë tre mujor është 67 mijë, e që krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2014, vërehet se numri i udhëtarëve është ulur për 26.77 përqind.

Derisa e kundërta ndodh me shfrytëzimin e trenit, si mjet për transportin e mallrave, ku gjatë kësaj periudhe shënon 201 mijë tonë sasi të mallrave, e që në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka shënuar një ngritje prej 26.79 përqind.

Ndërsa njëjtë nuk ndodhë me udhëtarët që shfyrtëozjnë aeroplanin. Sipas të dhënave nga ASK në këtë tre mujor është rreth 295 mijë, ku krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje për 9 përqind.

Edhe numri i fluturimeve në këtë tremujor është 1 269 ose 3 përqind më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

ASK ka publikuar të dhënat për tre mujorin e parë për këtë vit me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor dhe Postë Telekomunikimin.

Sipas të dhënave nga ASK në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 kilometra binarë hekurudhorë për transport dhe 110 privat, derisa qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat