Shqiptarja 113-vjeçe, banorja më e vjetër e Maqedonisë

Lajme

Shqiptarja 113-vjeçe, banorja më e vjetër e Maqedonisë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 17:51

Shkupjania Alide Memedi (fshati Hasanbeg), e cila ka festuar ditëlindjen e saj të 113-të, është banorja më e vjetër e Maqedonisë.

Ajo gjatë jetës së saj vetëm një herë ka shkuar në mjek për shkak të problemit me presionin e gjakut, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor.

Ushqehet dhe flen në mënyrë normale, ndërsa ka problem vetëm me të mbajturit mend, por kjo nuk është kushedi se çfarë problemi duke u bazuar në vitet që ka, shkruan Dnevnik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat