Qeveria sllavomaqedone vazhdon sulmet dhe dhunën sistematike!

Maqedonia

Qeveria sllavomaqedone vazhdon sulmet dhe dhunën sistematike!

Nga: Diana Bunjaku Më: 5 maj 2015 Në ora: 17:18

Incidentet në Maqedoni nën kontrollin e shtetit policor nuk kanë të ndalur. Pas çdo incidenti po zbulohet skenari i përfshirjes së shtetit, apo siç njihet përgjithësisht si skenar i kontrolluar.
Pas dyshimit të bazuar se pushteti ka gisht në bombën apo tritolin e hedhur në afërsi të zyrave të BDI-së në Reçicë të vogël në Tetovë, tash shteti përfshihet hapur në Bashkësinë Islame të Maqedonisë madje duke lejuar edhe mbajtjen peng të disa drejtuesve të saj, në prani të policisë, pra shteti policor lejon edhe pengmarrjen.
Ky skandal i fundit zbulon strategjinë që ka përdorur pushteti sllavomaqedonas dhe mënyrën se si ka kontrolluar institucionet fetare për të zhytur imazhin në shqiptarëve në përpjekjet e deritanishme, që ti paraqes si islamist radikal, teza tipike politike të Serbisë të ndjekura ndaj shqiptarëve.
Nisur nga shumësia e incidenteve që nga rasti i pandriçuar i Gushincës e deri tek ky i fundit analistët vlerësojnë do duhej të hapet dialogu mes shqiptarëve dhe maqedonasve si dy bashkësi me të mëdha për të gjetur mënyrën e funksionimit të shtetit si shtet multietnik.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat