Berisha: Liria po keqpërdoret nga bandat mafioze dhe krimi i organizuar

Lajme

Berisha: Liria po keqpërdoret nga bandat mafioze dhe krimi i organizuar

Nga: Intervistoi: Mimozë Lakna Më: 5 maj 2015 Në ora: 17:15

“Bota sot”: Z. Berisha, Qeveria Mustafa, tashmë i ka mbushur 100 ditë, a mund të na thoni se si i vlerësoni 100 ditët e kësaj qeverisjeje?

Zafir Berisha: Qeveria Mustafa qe nga formimi ka vetëm vendnumërim, ose më mirë të them marrje me vetveten, dhe për fatin e keq të qytetarëve, kjo qeveri as që ka filluar të përmbushë ndonjërën nga nevojat urgjente që ka qytetari, ndërsa premtimet e dhëna ato veç janë pranuar edhe nga vet z. Mustafa se kanë qenë vetëm për mashtrim elektoral...

“Bota sot”: Çfarë ndodhi me kërkesat dhe protestat tuaja si opozitë, a keni ndërmend t`i vazhdoni ato?
Berisha:
Opozita vazhdon të jetë në anën e qytetarëve dhe kërkesat e shprehura edhe në protesta por edhe në parlament nuk janë kërkesa veç të opozitës por janë shqetësime të vendit të cilat duhet trajtuar dhe zgjidhur dhe natyrisht që ne do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë ligjore për ngritjen e shqetësimeve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat