Instituti Limak me studentët nga Kosova të gatshëm për botën

Lajme

Instituti Limak me studentët nga Kosova të gatshëm për botën

Më: 5 maj 2015 Në ora: 16:10

Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës “Adem Jashari” po kalon kufijtë e vendit, duke ndërtuar bazën e fortë për të ardhmen në fushën e aviacionit dhe menaxhimit të saj, në Kosovë.

Ready for the world, (të gatshëm për botën), është kjo motoja që po shoqëron këtë vit Institutin Limak për Shërbime të Aeroportit, bashkë me studentët që është duke i përgatitur.

Ky institut i cili u themelua në nëntor të vitit të kaluar synon ngritjen profesionale dhe të kapaciteteve të studentëve kosovarë që të aftësohen në punën e menaxhimit të aeroporteve dhe të punësohen edhe jashtë Kosovës.

Instituti Limak ka marrëveshje që të mbështes studentët vendor për të zhvilluar më tutje aftësitë e tyre profesionale dhe akademike, me Universitetin e Bosforit, në Turqi.

Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, si konsorcium i Aeroport de Lyon dhe Limak Holding, javën e kaluar ka nënshkruar një tjetër Memorandum të Mirëkuptimit në Touloun të Francës, me Ecole Nationale de l'Aviacionit Civile, një qendër franceze shtetërore e trajnimi për aviacionin civil, (ENAC).

Për mes këtij Memorandumi janë identifikuar fushat, si: Struktura dhe planifikimi i aeroportit, menaxhimi, menaxhimi operacional, menaxhimi i sigurisë së aeroportit, etj.

Me rastin e nënshkrimit të këtij Memorandumi, të pranishëm nga Kosova, ishin edhe 10 nga studentët e Institutit Limak dhe përfaqësues të mediave, të përcjellë nga menaxhmenti i lartë i Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, me në krye kryetaren e Bordit të Drejtorëve të Investimeve të Limak-ut, znj. Ebru Özdemir.

Özdemir tha, për KosovaPress, se pasi është nisur dhe po ecën mirë programi me universitetin në Turqi, është vendosur se Kosova ka nevojë për një partner tjetër ndërkombëtar për t’i rritur përfitimet nga studentët.

“Mendoj duke shtuar një vend tjetër siç është Franca, e cila është në Bashkim Evropian, do të ofrojë shumë njohuri dhe përvojë për studentët, prandaj mendoj që ky është një hap shumë i rëndësishëm edhe për Kosovën po ashtu, për të bërë një marrëveshje të tillë ndërmjet Frances dhe Turqisë”, tha Özdemir.

Megjithatë shqetësim edhe për vetë zonjën Özdemir është papunësia e të rinjve në Kosovë, për çka ajo mendon se projektet e tilla hapin rrugë për tu siguruar të ardhmen e sigurt të të rinjve që përzgjedhen në këto programe.

“Do të donim të kishim shumë e me shumë studentë në program, sepse siç e dini, çështja kryesore në Kosovë është papunësia e rinisë dhe kanë një aeroport shumë të mirë. Mendoj që Kosova e ka aeroportin me të mirë, me modern, me teknologjik dhe me udhëtarët me miqësor në Ballkan. Prandaj, ne kemi nevojë për personel të kualifikuar dhe mbi të gjitha, e gjithë evropa dhe bota ka nevojë për staf të aeroportit me përvojë. Ne jemi duke ndërtuar një aeroport të ri në Turqi, i cili do të hapet në maj të vitit 2018, prandaj kemi nevojë për njerëz me të kualifikuar atje. Kemi dëshirë t’i rrisim kërkesat dhe kjo do t’iu ndihmojë kosovarëve të rinj”, tha ndër të tjera Özdemir.

Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Investimeve të Limak-ut, znj. Ebru Özdemir, thotë se Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës do të përfitoj mjaftë me pjesëmarrjen e stafit të ri, ngase edhe numri i udhëtarëve do të rritet me nivelin e shërbimeve qe ne ofrojmë.

Me rastin e nënshkrimit të këtij Memorandumi, Professor Marc Houalla, President i Ecole Nationale de l'Aviacionit Civile, tha se shpreson në një bashkëpunim të frytshëm në të mirë të dy kompanive:

“Jemi të qe jemi këtu me ju sonte dhe me këtë natyrë të vendngjarje, për të cilën jemi shumë krenar dhe shpresoj qe keni kaluar një kohë të mirë sonte dhe shpresoj qe do të kemi bashkëpunim dhe partneritet të madh në të ardhmen”, tha profesor Houalla.

Studentët, gjatë vizitës, patën mundësi të vizitojnë disa qytete si dhe të shohin nga afër ambientet, funksionimin dhe operimet në Aerportin e Lyon, si dhe qendrën e prodhuesit gjigant të aviacionit AirBus, në Toulouse.

Themelimi i Limak Institutit për Shërbime të Aeroportit, është angazhimi i dytë i Grupit Limak në Kosovë, pas hapjes së terminalit më modern në Ballkan, atij të Limak Kosova Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në vitin 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat