Rrjedh fenoli në KEK

Lajme

Rrjedh fenoli në KEK

Më: 5 maj 2015 Në ora: 13:41

Drejtoria e Ambientit në Obiliq ka njoftuar se gjatë inspektimit të ditës së hënë, në një zonë jo aktive të Korporatës Energjetike të Kosovës, ka vërejtur rrjedhje të një materie kimike e njohur si ujëra fenolik.
Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, Arben Berisha, rrjedhjet e këtyre kimikateve paraqesin rrezik për qytetaret e Obiliqit, ndërsa shtoi se për këtë gjetje ka informuar edhe Ministrinë e Ambientit.
Berisha e quajti si të papërgjegjshëm menaxhmentin e KEK-ut për të menaxhuar më mirë në mbrojtjen e ambientit.
Ndërsa, drejtori i Shërbimit të Korporatës Energjetike, Edmond Nulleshi i tha Klan Kosovës se në atë zonë në të cilën janë evidentuar pikjet e ujërave fenolike korporata ka reaguar duke e sanuar rrjedhën brenda pak orësh.
Ky i fundit tha se zona në të cilën ka ndodhur rrjedhja nuk është pjesë e operimit të KEK-ut pasi sipas tij ajo zonë që nga viti 1988 është jo funksionale dhe deri tek situata të tilla vie për shkak te vjetërsisë së tubave që mbajnë këto kimikate./Klan Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat