Gjykata Speciale themelohet për rastet e “modelit Azem Syla”?!

Lajme

Gjykata Speciale themelohet për rastet e “modelit Azem Syla”?!

Më: 5 maj 2015 Në ora: 12:14

Gjykata Speciale e cila pritet të gjendet para deputetëve për miratim më së largu deri më 26 maj të këtij viti është vendosur të themelohet për rastet e ashtuquajtura “Azem Syla”.
Burime të Indeksonline thonë se sjellja e disa individëve udhëheqës të UÇK-së pas luftës në vitin 1999 ka ndikuar që proceset të marrin drejtim negativ në aspektin e drejtësisë, duke ndikuar që këta individi asnjëherë të mos jenë të ‘pastruar’ nga të bëmat e tyre, sidomos në syrin e ndërkombëtarëve.
Këto burime theksojnë se Gjykata Speciale ka qenë gati e pashmangshme për t’u themeluar, meqë sjellja e ‘komandantëve’ të tipit Azem Syla në periudhën e pasluftës nuk ka lënë zgjidhje tjetër.
Në këtë Dhomë Speciale, shtojnë këto burime, pritet të ngritën akuza për 15-20 raste individuale gjatë periudhës të luftës të vitit 1998-99.
“Sjellja e Azem Sylës pas vitit 1999, pas çlirimit, ka qenë shembull për të keq për disa individ, prandaj themelimi i Gjykatës Kushtetuese do të merret kryesisht me këta persona në mënyrë që edhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të pastrohet përfundimisht”, kanë thënë këto burime, duke mos mundur të specifikojnë se kur mund të merr dritën jeshile në Kuvend themelimi i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat