Karikaturisti shqiptar i Muhamedit: Vrasja qe drejtësi

Lajme

Karikaturisti shqiptar i Muhamedit: Vrasja qe drejtësi

Më: 5 maj 2015 Në ora: 12:09

Karikaturisti që fitoi konkursin për karikaturën më të mirë të Profetit Muhamet, ka deklaruar se vrasja e terroristëve ishte një akt drejtësie.
Ka pushtuar të gjitha portalet shqiptare lajmi se fituesi i konkursit për karikaturën më të mirë të Profetit Muhamed është një shqiptar. Emri i tij i artit është Bosch Fawstin.
Ai ishte pjesë e një konkursi për karikaturën e Muhamedit në Teksas, kur dy persona të armatosur tentuan të kryejnë një akt terrorist, të ngjashëm me atë në “Charlie Hebdo”.
Karikaturisti shqiptar ka deklaruar se vrasja e dy terroristëve të armatosur është drejtësi.
“Erdhën të na vrasin dhe vdiqën. Drejtësi,” tha ai.
Mediat amerikane theksojnë se Fawstin, ish-mysliman, ka fituar çmimin prej 12.500 dollarë për një karikaturë, e cila nuk është publikuar nga shumë media.
Organizatorët e konkursit thonë se nuk e dinë se ku ndodhet. Një organizatë që gjurmon grupet e urrejtjes, thotë se faqja në internet e artistit shqiptar është e mbushur me urrejtje të shëmtuar ndaj myslimanëve.
Fawstin nuk ka dhënë ndonjë intervistë për mediat mirëpo në faqen e tij shkruan se është një gjë e sëmurë që të të thonë se nuk mund të karikaturosh një profet.
Djali i dy emigrantëve shqiptarë, erdhi në jetë një vit pasi ata erdhën në SHBA.
“Babai im e donte këtë vend, ai erdhi këtu që të ishte i lirë,” kujton Fawstin. “Shkonim në xhami njëherë në vit, mbanin një Kuran në dhomën e ndenjes dhe nuk e lexonim kurrë,” thotë ai.
Sipas tij, pas 11 Shtatorit, pikëpamjet e tij rreth islamit ndryshuan në mënyrë radikale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat