Ambasada amerikane nis shtëpinë e re, do punësohen 700 punëtorë

Lajme

Ambasada amerikane nis shtëpinë e re, do punësohen 700 punëtorë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 11:12

(I plotësuar) - Objekti i Ambasadës Amerikane prej 5 hektarësh do të kushtojë 250 milion euro. Ndërkaq në të do të punësohen 700 punëtorë.
Presidentja Jahjaga gjatë fjalës së rastit ka thënë se ka nderin që merr pjesë në përurimin e Ambasadës së Amerikës në Republikën e Kosovës.
“Bashkërisht bashkuam forcat për lirin e vendit e pavarësi për kundër shumë vështirësive”, ka thënë Jahjaga.

* * * *

Është vënë gurëthemeli i objektit të ri të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Në këtë ceremoni morrën pjesë edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, kryeministri, Isa Mustafa si dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Me këtë rast, Jahjaga ka thënë se ka nderin që merr pjesë në përurimin e këti objekti.

“Bashkërisht bashkuam forcat për lirin e vendit e pavarësi për kundër shumë vështirësive”, ka thënë e para e shtetit..

Ndryshe, shtëpia e re e përfaqësisë diplomatike amerikane në Kosovë me hapësirë prej 5 hektarësh do të kushtojë 250 milionë euro, ndërkaq në të do të punësohen 700 punëtorë.

Presidentja Jahjaga mori pjesë në fillimin e punimeve të objektit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në fillimin e punimeve të objektit të Ambasadës së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Në një ceremoni të organizuar nga Ambasada amerikane, morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës si dhe përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë.

Në një fjalë të mbajtur me këtë rast, Presidentja Jahjaga tha:
I nderuar kryeministër Mustafa,
I nderuar Kryetar i Kuvendit Veseli,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Kosovës,
E nderuara ambasadore e SHBA-ve, zonja Jacobson,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe Zotërinj,
Kam nderin dhe privilegjin që sot bashkë me ju të përuroj vënien e gurthemelit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.
Ky moment shënon fillimin e ndërtimit të shtëpisë tuaj të përhershme në Kosovë, në shtetin tonë të ri qytetarët e të cilit u janë përjetësisht falënderues dhe mirënjohës për rolin e guximshëm dhe historik që keni në bërjen e Kosovës shtet.
Bashkë kemi bërë goxha një udhëtim. Qëndruat përkrah nesh në momentet më sfiduese të shekullit të kaluar, dhe bashkërisht nisëm një kapitull të ri të shpresës dhe optimizmit në fillim të këtij shekulli për të kurorëzuar përpjekjet tona për Kosovën shtet të të gjithë qytetarëve të saj shtatë vite më parë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qytetarët e Kosovës gjetën mbështetjen dhe besimin për realizimin e vizionit tonë për liri, pavarësi e demokraci. Përkundër shumë vështirësive, vullneti ynë i përbashkët triumfoi ndaj të keqes dhe sot si dy popuj që ndajnë vlerat fundamentale dhe idealet e demokracisë shënojmë edhe një fillim të ri – atë të vendosjes së adresës tuaj permanente si simbol i qëndrueshmërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat