Për rreth 11 mijë shqiptarë civil të vrarë nuk ka drejtësi!

Lajme

Për rreth 11 mijë shqiptarë civil të vrarë nuk ka drejtësi!

Më: 5 maj 2015 Në ora: 10:28

Gjykata Speciale duhet të krijohet, kjo gjë thuajse është bërë tashmë e pashmangshme. Por, kush do të duhet ti dënoj krimet serbe, çfarë gjykate? Nëse për rreth 11 mijë shqiptarë civil të vrarë nuk ka drejtësi, nëse për dhjetëra mijëra të plagosur, nëse për dhjetëra mijëra femra të dhunuara, për një milion të dëbuar, për qindramijëra prona të djegura e të plaçkitura, për miliona e miliona marka e ari të plaçkitur nga forcat ushtarake, paramilitare serbe nuk ka drejtësi, atëherë kush janë shqiptarët?!
A nuk është ai popull i fismë që thuaja sa nuk e shenjtëron vetë Papa i tanishëm Papa Françesku, i cili gjatë vizitës në Shqipëri na quajti popull të Zotit!
Ndërkohë, që zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, deklaron se Kosova e paska detyrim moral dhe ligjor ta krijojë Gjykatën Speciale!
Por, zonjë e nderuar Kocijançiq dhe ju të tjerët në BE a duhet ti shihni edhe krimet mizore serbe, që s’krahasohen fare me ato pak krime të shqiptarëve të bëra kryesisht në rrethana të luftës për ekzistencë. Ku është morali evropian atëherë, ku është legjitimiteti evropian atëherë, dhe ku është humanizmi dhe drejtësia evropiane atëherë, që nuk kërkon llogari për tentim zhdukjen e popullit më të vjetër europian, ndoshta donatorit kryesor për ndërtimin e civilizimit të lashtë evropian, dhe atij mesjetar!
Madje krimet serbe ishin aq flagrante sa guxuan që të vrisnin tre shtetas amerikan pas përfundimit të luftës, disa ditë pasi ata ishin kapur dhe arrestuar nga forcat serbe, në kohën që këta tre shqiptarë po mundoheshin të tregoheshin human, duke siguruar lëvizjen e disa shtetasve romë.
Nëse të gjithë jemi dakord që krimet duhet të dënohen, ku është proporcioni për krimet e kryera nga serbët, mizoritë, gjenocidin dhe etnocidin! Folni me gjuhën e Evropës së Dekartit, Volterit, Rusosë, Kamysë, Hajdegerit, Sartrit, Bartit, Ekos, Habermarsit, ... folni sipas parimeve të qytetërimit evropian, mbi të cilat dije dhe parime jemi edukuar edhe ne!
Folni me gjuhën e Rilindjes, Iluminizmit, racionalizmit.... evropian! I. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat