Masakra e 6 të rinjve serbë në Pejë më 1998, vepër e sigurimit të Serbisë

Lajme

Masakra e 6 të rinjve serbë në Pejë më 1998, vepër e sigurimit të Serbisë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 10:15

Avokati Dushko Tomiq ka akuzuar Rade Markoviqin , kryeshefin e dikurshëm të sigurimit të shtetit në kohën e Millosheviqit dhe njësitin për operacione speciale (JSO) për masakrën e gjashtë të rinjve serbë në kafe “Panda” në Pejë, në vitin 1998. Për njohuritë e tij Tomiq do të flasë të martën në Gjykatën e parë themelore në Beograd, sepse Markoviq e ka akuzuar për shpifje.

Tomiq, i cili dikur ka punuar në shërbimin e kundërzbulimit të policisë federative në një deklaratë për gazetën “Novosti” zbulon se një shënim që e ka hartuar më 11 qershor të vitit 2004 pas bisedës me Cvijetin Cviko Milinkoviq, i cili ka qenë udhëheqës i një reparti të sigurimit të shtetit në Kosovë. Në atë dikurshëmt mund të shihet, siç pohon ai, “thelbi për likuidimet të cilin e kishte hartuar sigurimi, e në rastin konkret për krimin mbi çunat serbë në kafe “Panda””.

Në atë shënim, veç tjerash, thuhet se se Milinkoviqi i ka thënë se vrasjen e çunave serbë e kanë kryer pjesëtarët e JSO me urdhër të shefit të atëhershëm Rade Markoviq. Të gjitha këto lidhur me me këtë krim, por edhe me krime të tjera, Milorad Bracanoviq, ish- udhëheqës i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit (SDB) ia ka dorëzuar Vojisllav Sheshelit para shkuarjes së tij në Hagë, shkruan “Novosti”, trasmeton qik.

Tomiq thotë se do të kërkojë të merret në pyetje edhe një nga agjentë i shërbimit britanik të zbulimit Mi-6, i cili gjithashtu I ka pasur të gjitha informacionet. Sipas Tomiqit, ky agjent britanik për të gjitha këto i ka informuar edhe përfaqësuesit e pushtetit pas 5 tetorit të viti 2000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat