Serbët kërkojnë autonomi! E çfarë duhet të kërkojnë shqiptarët në Maqedoni!

Lajme

Serbët kërkojnë autonomi! E çfarë duhet të kërkojnë shqiptarët në Maqedoni!

Më: 5 maj 2015 Në ora: 09:53

Shqiptarët në Maqedoni, rreth një milion, nuk po mund të nxjerrin asnjë vështirësi, që serbët e veriut të Kosovës, po ia bëjnë shtetit shqiptar.

Së fundi serbët, pasi kanë arritur thuaja gjithçka mund të arrihej në bisedimet në Bruksel, tashmë po kërkojnë hapur një status autonom. Në fakt ata kanë një status autonom në veri dhe në gjithë Kosovën, aq autonom sa nuk ka një shembull tjetër në botë, një demokraci tjetër në botë, që ka një qasje kaq liberale me një pakicë të saj, që nuk arrin as në 5 për qind, që sipas institucioneve të Kosovës, Presidencës e Qeverisë, ka një numër prej 50 mijë banorësh.

Ndërsa shqiptarët në Maqedoni që janë rreth 20 herë më shumë se serbët në Kosovë, dhe që po ashtu shteti maqedonas ka një numër banorësh thuaja të barabartë me atë të Kosovës, edhe kur fyhen e poshtërohen, durojnë. Madje ata nuk i gëzojnë as gjysmën e të drejtave që i kanë në letër, sipas Marrëveshjes së Ohrit, e të cilat janë të drejta shumëherë më të kufizuara se sa të serbëve në Kosovë.

Serbët nuk gjykohen madje as për krimet e bëra as gjatë luftës dhe as pas luftës, ndërsa në pak procese gjyqësore ata kanë marrë dënime minimale. Ndërkohë që shqiptarët në Maqedoni ndëshkohen edhe pa bërë krime fare, sepse u montohen, si rasti tragjik “Monstra”, pastaj tragjedia tjetër “Sopoti’, ku në këtë të fundit ishin viktima ushtarë të NATO-s nga Polonia, dhe përplot raste të tjera.

Pra, shqiptarët lëre që nuk gëzojnë të drejta sipas atyre që u garantohen me Marrëveshje, pro ata shtypen, dhunohen, dhe madje dëbohen në heshtje nga shtëpitë e tyre, nga toka e tyre, prej më shumë se 5 vjetësh ku jetojnë, nga një pushtet i një popullate mikste, i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore! I. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat