Shqiptari fiton konkursin për karikaturën e Muhamedit ku ndodhi sulmi

Lajme

Shqiptari fiton konkursin për karikaturën e Muhamedit ku ndodhi sulmi

Më: 5 maj 2015 Në ora: 00:05

Një karikaturist shqiptaro-amerikan, me emrin në art: Bosch Fawstin, ka fituar konkursin për vizatime të Muhamedit, në Garland, Texas, ku mbrëmë ndodhi një sulm i armatosur e u vranë dy vetë.

Nuk dihet emri origjinal i karikaturistit, por dihet fakti që është rritur në një familje shqiptare myslimane dhe që sot e quan mision të tij denoncimin e aspektit agresiv të fesë myslimane.

Fawstin pranon se familja e tij nuk ka qenë shumë besimtare, por thotë se urrejtja për hebrenjtë, dashuria për Hitlerin dhe dhuna ndaj grave ishte e pranishme. Ai i lidh këto me Islamin dhe thotë se 11 Shtatori e ndryshoi përgjithmonë.

Dy vetë u vranë dje në darkë duke u përpjekur të sulmojnë ekspozitën ku mbahej konkursi.
Bosch Fawstin ka botuar vetë një libër me karikatura “The Infidel” (I pafe) ku shpreh ndjenjat e tij për Islamin në një histori, në të cilën dy vëllezër përballen me njëri-tjetrin, për shkak të pikëpamjeve thellësisht të kundërta për besimin dhe fanatizmin fetar.

Gjatë intervistës që mund të shihet duke klikuar këtu, Bosch Fawstin (nuk përmend prejardhjen shqiptare por vetëm fenë e familjes) dhe akuzon qeveritë amerikane të George W Bush dhe Barack Obama se ua kanë fshehur amerikanëve natyrën e vërtetë të Islamit duke këmbëngulur se është fe paqësore në vend që t’I ndërgjegjësojnë se bëhet fjalë për një fe që nuk reformohet dot dhe që është nga natyra ekstremiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat