Mesatarisht 33 mijë foshnja në vit kalojnë nëpër duart e mamive

Lajme

Mesatarisht 33 mijë foshnja në vit kalojnë nëpër duart e mamive

Më: 4 maj 2015 Në ora: 23:33

Që nga viti 1991, në nivelin global, më 5 maj, shënohet Dita Ndërkombëtare e Mamisë duke shërbyer si një moment për të gjitha mamitë, shoqatat e mamive dhe partnerë të tjerë për të ngritur vetëdijen dhe theksuar rolin e mamive dhe në këtë mënyrë për të avokuar për ndryshime të politikave në lidhje me kujdesin shëndetësor të nënave, të porsalindurve dhe shëndetin reproduktiv si në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në Kosovë ekziston Shoqata e Mamive të cilët mundohen për të siguruar të drejtat e grave dhe qasjen në kujdesin kualitativ shëndetësor gjatë shtatzënisë, gjatë lindjes dhe pas lindjes.

Shoqata e Mamive të Kosovës avokon dhe përpiqet për të përkrahur mamitë në dimensione të ndryshme dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Çdo vit, në shënimin e kësaj dite kërkohet vëmendje dhe përkrahje edhe më e madhe për mamitë.

Në nivelin global janë duke bërë thirrje dhe e konsideruar me shumë rëndësi rolin e mamive për të përshpejtuar përparimin drejt arritjes së Synimeve Zhvillimore të Mijëvjeçarit 4 dhe 5.

Nëpër duart e mamive në Kosovë konsiderohet se mesatarisht 33 mijë foshnje kalojnë brenda vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat