Dorëhiqen tre drejtorë të Klinikave në QKUK

Lajme

Dorëhiqen tre drejtorë të Klinikave në QKUK

Më: 4 maj 2015 Në ora: 16:47

Emrush Kryeziu, Syzana Magjuka, Mybera Ferizi janë tre nga drejtorët e tri klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës të cilët gjatë ditës së sotme kanë dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Klinikave në QKUK.

Emrush Kryeziu ishte drejtor i Klinikës së Hematologjisë, Syzana Magjuka ka qenë drejtoreshë e Klinikës së Instituteve si dhe Mybera Myrtezi ishte drejtoreshë e Klinikës së Dermatologjisë.

Që të tre këta dorëzuan dorëheqjen e tyre nga pozita e drejtorit në QKUK gjatë ditës së sotme.

Të njëjtit e bënë këtë veprim ngase zgjodhën Universitetin e Prishtinës që karrierën e tyre ta vazhdojnë aty.

Emrush Kryeziu gjatë ditës së sotme ka dorëzuar kërkesën me shkrim në rektoratin e UP-së të cilët i ka njoftuar për dorëheqjen në QKUK dhe vazhdimin e kontratës së punës së Universitetin e Prishtinës.

“Po unë kam përvojë disa vjeçare në Universitetin e Prishtinës, kam vendosur që të vazhdoj si profesor në UP”, ka thënë Kryeziu. I njëjti ishte profesor i asocuar në Mjekësinë Internet ë Fakultetit i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës.

Dorëheqjen e tre drejtorëve nga klinikat e QKUK-së e konfirmoi edhe zëdhënësja e kësaj qendre, Miranda Qyqalla.

“Unë mund të konfirmoj që sot i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre të tre drejtorët”, ka thënë Qyqalla.

Ndonëse kohë më parë Rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu, me të ardhur në pozitë pati deklaruar se të gjithë ata që kanë kontrata të dyfishta duhet që të zgjedhin apo jo UP-në si institucionin e vetëm të rregullt të punës.

Zejnullahu pat premtuar se askush nuk do të falet dhe për të gjithë dënimi do të jetë njësojë. Mirëpo, në rast se profesorët vendosin të largohen nga UP-ja dhe një institucion tjetër ta zgjedhin si punë primare, rektori pret që të angazhojë staf të shkolluar në shtetet evropiane.

I gjithë pasi i gjithë stafi i UP-së kanë plotësuar një formularë në formë dokumenti, ku kanë deklaruar marrëdhëniet e tyre të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat