Pejë : 1000 eurot e gjetura, i pretendojnë disa persona

Lajme

Pejë : 1000 eurot e gjetura, i pretendojnë disa persona

Më: 4 maj 2015 Në ora: 15:01

Dy javë pasi qytetarja nga Peja, Myge Urgjan, dorëzoi në polici mbi 1000 euro të gjetura në rrugë, pronari i kësaj shume nuk është gjetur ende.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibra, tha për Kallxo.com se janë paraqitur disa persona për rastin në fjalë.

“Qytetarët janë lajmëruar në Stacionin Policor të Pejës për rastin në fjalë. Policia ka marr deklaratat e tyre, por, ende janë duke u zhvilluar hetime për shkak se rasti është specifik”, tha Ibra.

Ai shpjegoi se në bazë të hetimeve dhe konsultimeve me prokurorin kompetent, do të zhvillohen ende hetime në mënyrë që të gjendet personi të cilit i takojnë këto të holla.

Mbi 1000 euro u dorëzuan në Stacionin Policor të Pejës para dy javësh nga një qytetare e cili i kishte gjetur në tokë. Ajo bashkë me vajzën e saj kishte rastisur në këto të holla tek vendi i njohur si “Qendra Zejtare”.

Edhe pse në kushte jo të mira ekonomike, qytetarja Myge Urgjan, vendosi mos t’i përvetësojë të hollat e gjetura por t’i dorëzojë ato në Polici. Këta të fundit konfirmuan se raste të tilla nuk kishin pasur më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat