Pasi ta lexoni këtë, nuk do të aplikoni për punësim në Australi

Lajme

Pasi ta lexoni këtë, nuk do të aplikoni për punësim në Australi

Më: 4 maj 2015 Në ora: 14:11

Televizioni australian, ABC raporton se ka prova shokuese në të cilat thuhet se aziatikët dhe evropianët e punësuar në ferma dhe fabrika, ngacmohen dhe sulmohen seksualisht.
Gjithashtu thuhet se kompanitë e ndryshme u kërkojnë femrave shërbime seksuale në këmbim të një vize dhe leje qëndrimit në Australi.
Projekti i quajtur “Working Holiday Visa” është projektuar si një program i shkëmbimit kulturor që lejon të rinjtë nën moshën 31-vjeçare të punojnë në Australi për një periudhë gjashtë mujore, zakonisht punë të paklasifikuar, të tilla, mbledhje të frutave apo punë në fabrika.
Avokati i Popullit australian tha se gjithnjë e më shpesh vijnë ankesa në lidhje me korrupsionin dhe shfrytëzimin e punëtorëve.
Madje, disa prej tyre pohojnë se janë paguar më pak se gjysma e pagës minimale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat