Banditët serbë kërcënojnë me vdekje ambasadorin amerikan

Lajme

Banditët serbë kërcënojnë me vdekje ambasadorin amerikan

Më: 4 maj 2015 Në ora: 13:02

Nemanja Ristiq, anëtar i bandës serbe “Vozdac”, është arrestuar pasi që ka kërcënuar me vdekje ambasadorin e SHBA-ve në Serbi Michael Kirby-n, raporton B92.

Kyr grup kriminal udhëhiqet nga kryekrimineli serb, Goran Vukoviq i njohur me nofkën “Majmuni”, transmeton Indeksonline.

Të dyshuarit janë të akuzuar jo vetëm për kërcënime ndaj ambasadorit Kirby, por të njëjtin kanë kërcënuar me vdekje edhe kryeprokuroren serbe, Zakorka Dolovaq si dhe gazetarin dhe presidentin e B92-ishit serb, Veran Matiqin.

Këta anëtarë të kësaj bande kanë përdorur adresat elektronike dhe adresat në rrjetet sociale të këtyre zyrtarëve për t’i dërguar mesazhe kërcënuese. Ata kanë marrur kërcënime të llojit se së shpejti ata do të qëllohen me armë për vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat