S’ka më tolerime për mungesat e mjekëve

Lajme

S’ka më tolerime për mungesat e mjekëve

Më: 4 maj 2015 Në ora: 11:52

Fakti që jo rrallëherë mjekët mungojnë apo dalin para përfundimit të orarit të punës, ka shtyrë që në kuadër të Shërbimit Spitalorë Klinik Universitarë të Kosovës, të formohet komisioni për kontroll të brendshme më qëllim të vëzhgimit të mantilbardhëve për respektimin e orarit të punës.

“Nuk mund të flasë për raste në numër është më rendësi që kjo mos të shndërrohet në një dukuri që punëtorët të mos jenë në vendin e tyre të punës. Inspektimet do të jenë të vazhdueshme nuk do të ketë tolerime për ata që nuk gjenden në vendin e tyre të punës do të pasoj ndëshkimi për ta, kur vërtetohet që ata kanë shkelur kontratën e tyre të punës dhe nuk janë gjendur në punë, qoftë gjatë orarit të rregullt apo gjatë kujdestarisë, ata mund edhe të suspendohen” ka thënë Shpend Fazliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat