Çfarë po kurdisin Ali Ahmeti me Gruevskin!? A është Alia një 'Kali i Trojes'

Lajme

Çfarë po kurdisin Ali Ahmeti me Gruevskin!? A është Alia një 'Kali i Trojes'

Më: 4 maj 2015 Në ora: 10:42

Dilema më e madhe në Maqedoni është se çfarë realisht po kurdisin Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski?! Gruevski ka përdorur deri më tash me përpikëri shkollën serbe për të nënshtruar shqiptarët, për ti mbajtur nën kontroll dhe për t’ua bërë sa më të vështirë jetën, edhe atëherë kur në dukje, gjithçka mund të duket se është më mirë se në të kaluarën.
Gruevski duke e shfrytëzuar Ali Ahmetin si “Kalë Troje” në politikën e shqiptarëve në Maqedoni, ia ka dal që me një gjysmëmarrëveshje si ajo e Ohrit, ta vë në kontroll të lartë politikën shqiptare. Ndërkohë, që shqiptarët luftonin tërë këto vite nga viti 2001, për të përmbushur atë marrëveshje Gruevski me ndihmën e UDB-së realizonte projekte raciste antishqiptare. Në mënyrë të heshtur, duke mos zgjidhur situatën e punësimit, me diskriminim të vazhdueshëm në sektorin publik, me mos punësimin në administratën shtetërore, dhe nëpërmjet propagandimit në masa nga shërbimi i fshehtë, ia doli që të largoj drejt perëndimit dhjetëra e mijëra, e ndoshta qindramijëra shqiptarë. Duke ua humbur shpresat për jetë, ai me shtetin sllavomaqedonas ia doli ta ndryshojë jo pak demografinë e Maqedonisë, edhe pse në mënyrë të përkohshme.
Por, të gjitha këto dështime nuk i mjaftojnë Ali Ahmetit, as që ta ndryshojë kursin politik, dhe as që të tërhiqet nga politika.
Ai tash ka filluar të zbatojë skenarët e njëjtë që Gruevski po i zhvillon për të mbijetuar në pushtet. Në këtë kontekst, edhe bomba e hedhur në selinë e BDI-së në Reçicë të vogël, nuk mund të shihet jashtë kësaj mendësie, të një skenari për tu paraqitur si viktima para opinionit, në kohën që janë rritur tensionet dhe pakënaqësitë si ndaj qeverisë Gruevski, po ashtu ndaj Ali Ahmetit.
Kjo bashkëjetesë e Ali Ahmetit me qeverinë Gruevski pas asaj morie skandalesh është turpëruese për shqiptarët, po që njëkohësisht u vë kapak argumenteve që Ahmetit e vënë përkrah dikur interesave serbe dhe tash atyre sllavo-maqedonase.
I. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat