Donin t’u bashkoheshin ISIS, policia ndalon dy vajzat e mitura nga Kosova

Lajme

Donin t’u bashkoheshin ISIS, policia ndalon dy vajzat e mitura nga Kosova

Më: 4 maj 2015 Në ora: 08:11

Dy 14- vjeçare nga fshati Terpezë, i Vitisë, kanë shpëtuar në momentin e fundit, pa rënë në duart e rrjetit të ekstremistëve të ISIS-it. Më 28 mars 2015, Qëndresa Zejnullahu dhe Altina Salihu, ishin nisur për t’iu bashkuar grupeve të ISIS-it në Siri. Pa dokumente me vete, ato kishin zgjedhur rrugën ilegale të kalimit të kufirit përmes Maqedonisë.

Dy vajzat e mitura, në momentet kur po tentonin të kalonin kufirin ilegalisht, janë zënë nga Policia e Kosovës. Altina mbush 15 vjet, më 30 maj, kurse Qëndresa më 4 qershor, të dyja kanë lindur në vitin 2000, dhe vijojnë klasën e nëntë, në shkollën fillore “Hysen Terpeza”, në fshatin Terpezë.

Shoqe të fëmijërisë, pa dijeninë e familjeve dhe të askujt tjetër kishin vendosur të merrnin rrugën drejt Sirisë. Kjo ngjarje kishte shokuar gjithë banorët e fshatit, ndërsa vajzat u shpëtuan fal ndërhyrjes së policisë./balkanweb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat