Arrestohen Frashër Krasniqi dhe Etleva Malushaj

Lajme

Arrestohen Frashër Krasniqi dhe Etleva Malushaj

Më: 4 maj 2015 Në ora: 00:36

Policia e Kosovës ka arrestuar ativistët e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi dhe Etleva Malushajn në kufi përderisa po ktheheshin nga Shqipëria.

Arrestimi ka konfirmuar ish zëdhënësi i Komunës së Prishtinës dhe aktivisti i Vetëvendosjes Adonis Tahiri.

Sipas Tahirit, arrestimi ka ndodhur rreth ores 23:30 në mbrëmje dhe arsyja e arrestimit është pjesëmarrja e Krasniqit dhe Malushajt nëpër aksione e protesta.


"Rreth ores 11:30 ne mbremje, Policia e Kosoves ka ndaluar tre aktiviste te Levizjes VETEVENDOSJE! ne kufi, perderisa po ktheheshin nga Shqiperia, dy prej te cileve i ka arrestuar: Frasher Krasniqin dhe Etleva Malushajn. Pra, ata nuk u arrestuan duke dale nga Kosova (te njejten dite), por duke hyre ne Kosove. Sigurisht se kjo ka ndodh per shkak te pjesemarrjes se tyre neper aksione e protesta te mehershme", ka shkruar Tahiri në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat