“Mbaroni punë shpejt me shqiptarët, kthejini mbrapsht”

Lajme

“Mbaroni punë shpejt me shqiptarët, kthejini mbrapsht”

Më: 3 maj 2015 Në ora: 21:26

Pjesa dërrmuese e azilkërkuesve shqiptarë nuk po e fitojnë azilin e kërkuar ndaj kryeministri i landidt të Saksonisë së Poshtme Stephan Weil ka kërkuar përshpejtim të procedurave.

Në një intervistë të dhënë për “Hannover Presse” ditën e djeshme ai ka thënë se duhet bërë një përshpejtim dhe shkurtim i procedurave në mënyrë që ata azilkërkues që nuk fitojnë të drejtën e qendrimit në Gjermani të kthehen mbrapsht.
“99 % e kërkesave refuzohen, prandaj në mënyrë urgjente duhen shkurtuar procedurat e trajtimit të kërkesave” ka thënë Weil.

Ai ka kritikuar faktin që trajtimi i kërkesave zgjat më shumë se një vit megjithëse azilkërkuesit e dinë se me shumë mundësi do të kthehen mbrapa.
Sipas Weil shkurtimi i procedurave në një muaj do të ulte numrin e azilkërkuesve që vijnë kryesisht nga Shqipëria dhe kosova.
40% e të gjithë azilkërkuesve në Gjermani aktualisht vijnë nga Ballkani. Për autoritetet ky fluks bllokon fonde dhe punonjësit e zyrave të azilit për të ndihmuar ata refugjatë, të cilëve u është njohur azili, të ardhur nga vendet e luftës dhe krizave, shkruan DW.
Edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë vizitës që pati javën e kaluar në Gjermani kërkoi përshpejtimin e procedurave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat