Bukurit natyrore të Drinit të Bardhë, sjellin shumë turistë

Lajme

Bukurit natyrore të Drinit të Bardhë, sjellin shumë turistë

Më: 3 maj 2015 Në ora: 20:54

Mjediset ekologjike në vendin tonë e bëjnë Kosovën të pasur dhe të vizituar nga turistë të shumtë të të gjitha gjeneratave, vendorë dhe të huaj. Njëra ndër pikat referuese për t'u vizituar është burimi i Drinit të Bardhë, i cili mahnit gjithë ata që e vizitojnë këtë pjesë të alpeve shqiptare.
Këto bukuri natyrore të kësaj pjese të Drinit të Bardhë, janë faktorët kryesorë që po shtyjnë shumë turistë ta vizitojnë këtë pjesë të Kosovës.

këto janë bukuri të rralla të cilat duhet t shfrytëzohen sepse Peja me rrethine nuk ka industri por e ka industrinë më të madhe që ja fali Zoti janë bjeshkët janë bukurit natyrore është skijmi është turizmi malor alpin ujin duhet ta shijoj gjithë Kosova.
Ky vend shumë i bukur siç po e shihni edhe vete edhe me syrin e kamerës kohën e lirë vijnë qytetarë të vizitojnë sepse piknikun këtu e kalon shumë mirë.

është bërë investim i vogël i mirë nuk është prek shumë natyra ...mire është me qenë stazat, e të sigurta. Me pas një siguri më të madhe për fëmijë.
Vizitorët e rregullt por edhe banorët e kësaj ane thonë se shfrytëzimi i bukurive natyrore dhe zhvillimi i ekoturizmit mundëson edhe zhvillimin e vendit, ndërsa hapësirat ekologjike dhe lartësitë mbidetare e bëjnë këtë pjesë të vendit të dëshirueshme edhe për vizitorë të huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat