Këtë fjalim të kancelares Merkel, duhet ta dëgjojnë politikanët e Serbisë: Të mos harrohen krimet!

Lajme

Këtë fjalim të kancelares Merkel, duhet ta dëgjojnë politikanët e Serbisë: Të mos harrohen krimet!

Më: 3 maj 2015 Në ora: 20:46

Në një fjalim prekës para 120 ish-të burgosurve nga 20 shtete dhe gjashtë ushtarëve amerikanë që morën pjesë në çlirimin e kampeve naziste të përqendrimit, kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se Dachau dhe kampet tjera, të çliruara në fund Lufta e Dytë Botërore, janë përkujtesa të përhershme e brutalitetit të regjimit nazist.
"Këtu janë kryer mizori të paimagjinueshme”, ka thënë Merkel, duke shënuar 70 vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit. "Këto mizori na kujtojnë se nuk duhet të harrojmë... dhe jo, ne kurrë nuk do të harrojmë. Ne nuk do të harrojmë për shkak të viktimave, për veten tonë dhe për brezat e ardhshëm. Kurrë nuk guxojmë të mbyllim sytë apo të mbulojmë veshët para abuzuesve”.

Duke theksuar se është nder i madh që të jetë në mesin e të mbijetuarve të barbarisë naziste, Merkel - e lindur nëntë vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore - ka thënë se Judaizmi “është pjesë e identitetit tonë”, raporton AFP.

Kampi i përqendrimit në Dachau u themelua në vitin 1933, disa javë pas ardhjes së Adolf Hitlerit në pushtet, në mënyrë që këtu të mbyllen të gjithë kundërshtarët e tij politikë. Por, shpejt kampi u bë prototip i rrjetit të kampeve të ngjashme ku në mënyra të tmerrshme u vranë gjashtë milionë hebrenj, por edhe romë, rusët, polakë, homoseksualë etj.

Në momentin kur trupat amerikane çliruan kampin më 29 prill 1945, aty ishin 200 mijë njerëz. Pamjet nga kampet e vdekjes janë tmerri më i madh që dëshmon Holokaustin.

"Ishte përjetim i tmerrshëm, por kurrë nuk do ta harrojmë gëzimin me të cilin na përshëndetën e përqafuan. Nazistët nuk arritën të thyejnë shpirtin e tyre”, ka thënë Alan Lukens, ish-ushtar amerikan.

Jean Samuel, anëtar hebre i Rezistencës Franceze, theksoi se kjo ishte dita më e mirë e jetës së tij, sepse “makthi më në fund përfundoi”!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat