Mustafa: Shpenzimet për mallra janë rreth 14% më të ulëta se në 2014

Lajme

Mustafa: Shpenzimet për mallra janë rreth 14% më të ulëta se në 2014

Më: 3 maj 2015 Në ora: 20:42

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kritikuar mediat elektronike lidhur me raportimin e tyre për shpenzimet.

Mustafa thotë se korrektësia me shpenzimet për mallra dhe shërbime në tremujorine parë janë rreth 14% më të ulëta sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2014.

“Në ditën e lirisë së shtypit, mediat elektronike japin të dhënat për shpenzimet qeveritare për periudhën 2009-2013, dhe kritikojnë Qeverinë e vitit 2015. Edhe kjo ndodhë tek ne. Sa për korrektësi shpenzimet për mallra dhe shërbime në tremujorine parë janë rreth 14% më të ulëta sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2014”, ka shkruar Mustafa në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat