A do të zbardhet vrasja e shekullit!

Lajme

A do të zbardhet vrasja e shekullit!

Nga: Mimozë Lakna Më: 3 maj 2015 Në ora: 17:03

Vrasjet me motive politike janë ndër plagët më të rënda, njëkohësisht edhe më të mistershme të Kosovës së pasluftës. Gazetar, veprimtarë e intelektual, kryesisht të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk jetojnë më, për shkak se u vranë vetëm pse mendonin ndryshe nga “krahu tjetër”. Pavarësisht kësaj, vrasjet e tyre vazhdojnë të mbesin enigmë, ndonëse kohëve të fundit sikur ka filluar t`u “hiqet pluhuri”, dhe e vërteta të dal në shesh.

Vrasja e turpshme

16 vjet pas luftës, as organet e drejtësisë nuk ka në bërë thuajse asgjë në zbulimin e vrasjeve me motive politike. Gazetari Mero Baze, ishte i fundit që foli hapur për vrasjet politike duke i fajësuar shqiptarët e Tiranës për vrasjen e ish-Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi. Vrasja e Krasniqit, sipas gazetarit Baze, është vrasje politike dhe e turpshme.
“Shteti shqiptar ka një turp të madh, nuk ka hetuar asnjë ditë, asnjë orë për vrasjen e tij”, tha Baze për emisionin Komiteti.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat