Shqiptarët kanë fuqi të përballen dhe të fitojnë me Maqedoninë!

Lajme

Shqiptarët kanë fuqi të përballen dhe të fitojnë me Maqedoninë!

Nga: Diana Bunjaku Më: 3 maj 2015 Në ora: 17:01

Analistët vlerësojnë se çdo vonesë e shqiptarëve në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, do të pakësojë shqiptarët fizikisht, dhe një ditë shqiptarët do të mund të kthehen në minoritet atje.
Sipas tyre ky është po i njëjti skenar i errët që e përshkoi Kosovën kohë më parë. Megjithatë theksojnë se shqiptarët kanë potencialet dhe kapacitetin të përballen dhe të fitojnë me Maqedoninë, pasi sipas tyre Maqedonia as nuk ka qenë, e as nuk është Serbia e militarizuar e dikurshme.

Skenare që duan të na rrezikojnë të ardhmen

Nijazi Muhamedi analist politik thotë se ca shpërfaqje të mistershme “kërcënimesh” që “mbërrijnë” në Maqedoni apo dalin “me yshtje të saj”(?) nga guva errësimesh gjeopolitike dhe gjeostrategjike pan sllave, analistët gjeopolitikë të kujdesshëm më tepër i vëzhgojnë si lëvizje pështjelluese që nuk mund të kërcënojnë Maqedoninë.
“Duan gjoja të nisin nga aty, por kërcënojnë Kosovën dhe Shqipërinë, të tashmen dhe të ardhmen e saj, në fakt, kërcënojnë ta pështjellojnë fatalisht kombin shqiptar. Skenarë të mistershëm kësodore janë të fatalshëm edhe për nga dredhia që mbështjell synimin e tyre-për të pështjelluar shqiptarët me dorën e vet dhe kundër vetes, pa e ditur ata vetë se bëjnë lojën e djallit të huaj. Shpërfaqen gjoja me “agjendë të sertë shqetësimi mbarëkombëtar”, sa të marrin nisje pështjellimi; për të vazhduar mandej me “agjendën” e vërtetë që e dinë nxitësit e saj- për dobi të interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike të patronëve të fshehur të këtyre shpërfaqjeje”, thotë Muhamedi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat