Austria po përballet me valë rekorde të refugjatëve

Lajme

Austria po përballet me valë rekorde të refugjatëve

Më: 3 maj 2015 Në ora: 16:02

Austria po përballet me një numër rekord të refugjatëve, të cilët po kërkojnë azil në këtë vend.
Sipas gazetës Kronen Cajtung, mesatarisht nga 200 njerëz në ditë paraqesin kërkesat për marrjen e azilit.
Ministria e Brendshme e Austrisë pret që këtë vit do të paraqiten 50 mijë kërkesa për azil dhe pjesa më e madhe e azilkërkuesve janë nga Siria.

Kancelari i Austrisë, Verner Fajman dhe ministrja e Brendshme, Johana Llajtner, për këtë arsye kanë kërkuar vendosjen e kuotave për shpërndarjen e azilkërkuesve, si dhe hapjen e një qendre për pranim në Afrikën e Veriut.
Komisioni i Evropës është paraparë që më 13 maja të shpalosë propozimet e reja për këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat