Rastet e kontrabandës dhe trafikimit në rënie

Lajme

Rastet e kontrabandës dhe trafikimit në rënie

Më: 3 maj 2015 Në ora: 11:29

Me monitorimin e situatës nga kamerat e vendosura në teren,në vijën e gjelbër kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë,numri i trafikimeve me qenie njerëzore dhe kontrabandës mallrave është në rënie.

Problem kryesorë ngelet kalimi ilegal i kufirit në fshatrat kufitare. Kjo zonë e përgjegjësisë ka 90 kilometra kufi të gjelbër, si dhe kufirin ujorë që monitorohet nga gomonet.

90 kilometra vijë e gjelbër e kufirit Kosovë -Shqipëri kontrollohet 24 orë nga këto njësite të policisë së Kosovës. Togeri Shaban Osmanollaj, thotë se , problemet më të theksuara ngelen kalimet ilegale të kufirit, por nuk mungojnë edhe rastet e kontrabandës.

Në këtë zonë kufitare që nga viti I kaluar në teren janë vendosur kamera, gjë që ka bërë që numri I rasteve të kontrabandës të ulet.

Ndërsa, kontrabandimi, trafikimi me qenie njerëzore, nga vija kufitare, është bërë problem edhe në qarkun e Kukësit.
Ardhja e stinës se verës, paraqet edhe një problem tjetër në këtë zonë, zjarrvëniet e qëllimshme. Në kë vizitë që i bëmë vijës së gjelbër kufitare takuam edhe Skënder Gucin, rojtarë I pyjeve të malit të Pashtrikut.

Zona operative e këtij njësiti, nis në kufi me Gjakovën deri në malet e Sharrit. Situata e krijuar ditëve të fundit në Maqedoni, nuk ka reflektuar në këtë pjesë të vijës kufitare. Në teren ka ende shumë borë thotë toger Osmanollaj, ndërsa me ndihëm e KFOR-it kufiri është monitoruar edhe nga ajri. Me përmirësimin e motit, kalimet ilegale, peshkimi i paligjshëm bëhet edhe në vijën e kaltër. Për këtë policia ka në dispozicion edhe një gomone që intervenon në rastet e duhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat