Federalizimi i Maqedonisë, a është shpëtimi i vetëm?!

Lajme

Federalizimi i Maqedonisë, a është shpëtimi i vetëm?!

Më: 3 maj 2015 Në ora: 09:01

Shqiptarët në Maqedoni po vazhdojnë të vuajnë më shumë se kushdo në Ballkan. Shpalimi i opsioneve të reja politike, qoftë edhe me kërcënimin me armë mund të jetë një zgjidhje politike, që do të mund të siguronte një zgjidhje më të qëndrueshme se sa që ka bërë deri më sot politika që nga Marrëveshja e Ohrit.

Situata aktuale politike as në Maqedoni dhe as për rreth saj nuk duket aq e trazuar, sa mund të jenë pritjet për një konflikt, siç i interpreton disa ngjarje qeveria e Maqedonisë, por edhe disa individ apo organizata që nuk njihen deri më sot të përbërë nga shqiptarë patriot, sipas tyre.

Sipas një komunikate të bërë nga “Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare të Iliridës”, shqiptarët në Maqedoni do të mund të jenë të barabartë vetëm në rast se shqiptarët fitojnë të drejtën për republikë, brenda territorit aktual të Maqedonisë, përkatësisht me emrin e Republikës Iliridë. Kjo ide është e ngjashme me idetë e dhëna edhe më parë për federalizimin e Maqedonisë.

Në fakt, situata dhe reagimi ndërkombëtar duket ende tepër i vakët që të mund të konstatohet se çfarë do të mund të ndodhë në ditët apo javët në vijim. Reagimet apo interesimet e hapura ndërkombëtare për deklarimet e bëra nga qeveria e Maqedonisë ende nuk kanë zënë vend të mjaftueshëm.

Ndërsa, duket që nuk ka një provë të mjaftueshme politike, një lëvizje, që do të arsyetonte dhe argumentonte shterueshëm gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, pavarësisht që gjendja e shqiptarëve e provuar tashmë nëpërmjet zbulimit të përgjimeve, janë argumentet kryesore për të nxitur gjithë mosdurimin e nevojshëm politik.

Por, deri në këtë pikë për të arritur duhet të ketë një lëvizje politike, që do të artikuloj interesat e domosdoshme politike të shqiptarëve, pra një lloj lëvizje rugoviane do të duhej të kishte ekzistuar dhe vepruar, por që kjo nuk u arrit në Maqedoni, pasi partitë shqiptare atje u vunë në shërbim të politikave sllavo-maqedonase!

Pra, aktualisht as nga ata që do të mund të konsiderohen radikal, nuk duket se e kanë ndërmend shkatërrimin e Maqedonisë, ndërsa dy shtete shqiptare duken pa vizion dhe as që kanë reaguar për dhunën sistematike shtetërore dhe policore antishqiptare. I. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat